ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, klubi i Superiores largon sulmuesin para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 22:01

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, klubi i Superiores largon sulmuesin para ndeshjes

Mario Beshiraj zyrtarisht e ka mbyllur me Teutën siç “Panorama Sport” kishte raportuar se do të ndodhë. Klubi durrsak ka njoftuar largimin e sulmuesit, vetëm një ditë para ndeshjes me Vorën.

PARTIZANI-TEUTA

Teutës i janë larguar disa lojtarë gjatë janarit. Të radhës pritet të jenë David Fadairo dhe Jakub Myszor.

Njoftimi i Teutës:

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Mario Beshiraj. Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Faleminderit Mario!”

Screenshot 2026-01-24 170050

PANORAMASPORT.AL