ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Esat Mala largohet nga Vllaznia dhe bëhet gati për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 15:53

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Esat Mala largohet nga Vllaznia dhe bëhet gati për aventurën e re

Esat Mala është larguar nga Vllaznia ashtu siç e pati paralajmëruar “Panorama Sport” para disa ditësh. “Panorama Sport” e bëri të kryer largimin e tij, ndërsa më pas raportoi se Teuta pret ta zyrtarizojë. Shkodranët e zyrtarizojnë largimin e futbollistit dhe e falenderojnë për 4 sezonet me kuqeblutë.

Esat Mala

Teuta ndërkohë po ndërtohet me objektiva të mëdha dhe synimi është që me Edlir Tetovën në krye të kthehet në majat e futbollit shqiptar.

NJOFTIMI I PLOTË

Faleminderit, Esat Mala!

Pas 4 sezoneve të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Esat Malës me Vllazninë mbyllet këtu.

Me karakterin, sakrificën dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Esati ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për ngjyrat e Vllaznisë.

Klubi i Futbollit Vllaznia e falënderon për gjithçka që ka dhënë për këtë fanellë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij personale.

Faleminderit për gjithçka, Esat! Shkodra do të të mirëpresë gjithmonë si mik.

#kfvllaznia #faleminderitesat #kuqeblugjithmonë

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

EKSKLUZIVE/ Esat Mala “tremb” pretendentët, vazhdojnë negociatat me klubin e Superiores