E BUJSHME/ Mbi 100 ndeshje me Dinamon, futbollisti befason duke u transferuar tek Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2026 | 23:23

E BUJSHME/ Mbi 100 ndeshje me Dinamon, futbollisti befason duke u transferuar tek Elbasani

Loran është largimi i radhës nga Dinamo. “Superliga Shqiptare Fan Club” raporton se braziliani do të transferohet tek Elbasani.

Screenshot 2026-06-20 142842

Loran do të ishte përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes para ndeshjeve në Europë. 30-vjeçari po largohet nga Dinamo me kujtimin e 115 ndeshjeve ku shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë.

Dinamo e transferonte nga Bylisi në verën e vitit 2023. Vetëm në sezonin e fundit doli jashtë planeve të trajnerit Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL