Postuar: Qershor 20, 2026 | 15:25
Reali do Majkëll Olise në Madrid, në garë për francezin futen edhe kampionët e Europës
Majkëll Olise është një nga lojtarët kyç të Francës dhe Bajernit të Mynihut. Interesimet për futbollistin janë të mëdha dhe sipas raportimeve nga ESPN, Real Madridi nuk dëshiron të heqë dorë prej tij.

Bëhet e ditur se klubi i bardhë është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.
Shërbimet e tij i kërkon edhe PSG-ja, por Bajern dëshiron një shifër rekord, më të lartë se transferimi i Nejmar prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te parizienët, për t’u ndarë nga francezi.
PANORAMASPORT.AL













