ZYRTARE/ Ka fituar një titull kampion, rinovohet kontrata me mbrojtësin pas sezonit të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 11:15

ZYRTARE/ Ka fituar një titull kampion, rinovohet kontrata me mbrojtësin pas sezonit të vështirë

Henri Zuna ka rinovuar kontratën me Vorën. Mbrojtësi që u afrua në verën e kaluar do vazhdojë të jetë pjesë e projektit me trajnerin Bellajn në krye. Kujtojmë se 22-vjeçari ishte pjesë e Partizanit në vitin 2023, duke fituar titullin kampion.

GJK_6819-1024x683

Njoftimi i Vorës:

“Futboll Klub Vora dhe Henri Zuna vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Pas paraqitjeve pozitive dhe profesionalizmit të treguar gjatë sezonit, presidenca e klubit është shprehur e kënaqur me performancën e Henrit, duke vendosur rinovimin e bashkëpunimit mes palëve.

Klubi i uron Henri Zunës shumë suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën e Vorës”.


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL