ZYRTARE/ I hoqi fitoren Partizanit në fund, sulmuesi largohet pas dështimit të klubit në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2025 | 13:13

ZYRTARE/ I hoqi fitoren Partizanit në fund, sulmuesi largohet pas dështimit të klubit në Superiore

Leo Ballhysa ka zyrtarizuar largimin nga Laçi. Sulmuesi nuk pati minuta të shumta te kurbinasit, ndërsa ia doli të shënojë një gol.

bandicam 2025-05-27 13-12-49-982

20-vjeçari u fut nga stoli për t’i hequr fitoren Partizanit në Laç. Goli i shtatorit të kaluar mbylli në barazim 1 me 1 ndeshjen mes dy skuadrave.

“Nga ky moment iu njoftoj largimin tim nga ekipi i Laçit. Faleminderit presidentit dhe drejtor Haxhisë. Suksese”, shkruan Ballhysa në rrjetet sociale.

Screenshot 2025-05-27 131119

PANORAMASPORT.AL