Postuar: Janar 14, 2026 | 22:12
ZYRTARE/ Goditja e parë e Agim Ibraimit si drejtor i Partizanit, i “rrëmben” Tiranës një nga objektivat e merkatos
Kamer Qaka është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Futbollisti është prezantuar pak më parë nga drejtori i ri sportiv, Agim Ibraimi te “Demat”.

Rikujtojmë që ish-mesfushori i Kombëtares ishte një nga objektivat e Tiranës që prej muajit tetor, por ai ka vendosur ti refuzojë duke iu bashkuar të kuqve.
Njoftimi i plotë
𝐊𝐀𝐌𝐄𝐑 𝐐𝐀𝐊𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓 
Qaka i cili ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.
30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës ku është aktivizuar në të gjitha përballjet evropiane.
I lindur në Pejë, Qaka gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Norvegji me klubet e Raufoss, Honefoss apo edhe Sarpsborg. Ai ka luajtur gjithashtu me Poli Iasi dhe Steauan e Bukureshtit në Rumani dhe Mezokovesd në Hungari.
PANORAMASPORT.AL













