Postuar: Korrik 17, 2025 | 23:50
ZYRTARE/ Fitoi 4 trofe me Egnatian, portieri 24-vjeçar surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te skuadra e…
Portieri Ilir Dabjani, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, teksa së fundmi është bashkuar me skuadrën e Vushtrrisë.

24-vjeçari, i cili arriti të fitonte 4 trofe me Egnatian, 2 kampionate, 1 Kupë dhe një Superkupë, largohet nga elita e futbollit shqiptar, për të nisur një aventurë të re në atë kosovar.
Dabjani është një produk i akademisë së Besës së Kavajës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të parë të Besës, Laçit dhe Egnatias. Ai numëron 26 ndeshje në Superiore, 46 në Kategorinë e Parë, 7 në Kupën e Shqipërisë dhe 2 në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













