ZYRTARE/ Elbasani e largoi për probleme me zemrën, sulmuesi që u shpall kampion në Superiore firmos me Teutën
Klubi i Teutës sot ka zyrtarizuar një tjetër afrim të fundit në repartin e avancuar. Sulmuesi Zhoel Duku, i cili ka qenë në të kaluarën pjesë e Egnatias dhe Elbasanit, tashmë është bërë pjesë e ekipit bregdetar.

Zhoel ishte transferuar në janar nga Egnatia te Elbasani, duke ndërruar vendet me Leo Melon. Sulmuesi luajti pjesën e dytë të sezonit me verdheblutë, por më pas nuk u rinovua marrëveshja, pasi klubi elbasanas pretendon se testet e tij mjekësore kishin konstatuar probleme me zemrën dhe nuk dëshironin të rrezikonin.
Duket se testet tashmë nuk kanë shfaqur probleme dhe lojtari është regjistruar si pjesë e Teutës, për të vijuar rrugëtimin e tij në Superiore.
NJOFTIMI I TEUTËS
JOËL ËSHTË BLU!
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, @j.doukouo i bashkohet Teutës pas 3 viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit.
22 vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës tonë dhe të sjellë më shumë intensitet në sulm. Një vlerë e shtuar për Teutën!
PANORAMASPORT.AL













