ZYRTARE/ Edlir Tetova prezantohet te klubi i ri, trajneri thotë fjalët e para me objektivin e madh: Bashkë për gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 22:19

ZYRTARE/ Edlir Tetova prezantohet te klubi i ri, trajneri thotë fjalët e para me objektivin e madh: Bashkë për gjithçka

Edlir Tetova është zyrtarisht trajner i Teutës. Nuk kishte dyshime që Tetova do merrte drejtimin e durrsakëve, ndërsa prezantimi erdhi sot.

Screenshot 2026-05-29 111829

“ZYRTARE: Edlir Tetova emërohet trajneri i ri i KF Teuta! Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit”, shkruan Teuta.

Video e prezantimit mbyllet me fjalët e Tetovës: “U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka”.

Trajneri kampion në fuqi e mbylli me Egnatian. Aty ku fitoi gjithçka, ndërsa peng mbeti vetëm kualifikimi në grupet e Europës.

Teuta shfaqet me objektiv rikthimin e titullit kampion. Dhe Tetova është i besuari në projektin që tashmë ka nisur.

PANORAMASPORT.AL