ZYRTARE/ E nisi karrierën te Dinamo, mbrojtësi zgjedh të luajë në Ligën e Parë të Kosovës
Endri Reçi do e vazhdojë karrierën në Kosovë. Kështu pasi luajti me Gjilanin në edicionin e kaluar, ka kaluar te Trepça në Ligën e Parë.

24-vjeçari e niste karrierën pikërisht me Dinamon si profesionist. Më pas luante për disa skuadra në Shqipëri si Kastrioti, Pogradeci, Besa, Kukësi dhe Teuta.
Njoftimi i Trepçës:
“KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin 24-vjeçar Endri Reçi
Endri së fundmi ishte pjesë e skuadrës së SC Gjilani, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura shqiptare si KF Teuta, FK Kukësi, KS Besa, FK Dinamo dhe KF Pogradeci
Me përvojën e tij dhe forcën në repartin defansiv, Reçi pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e skuadrës sonë”.
PANORAMASPORT.AL













