ZYRTARE/ E mbylli në Zvicër, Flamurtari e prezanton si mesfushorin e dytë brenda ditës
Kristian Nunjesh është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. 27-vjeçari është afrimi i dytë nga vlonjatët sot, ndërsa më parë u prezantua Hoze Rodrigez.

Nunjesh transferohet te Flamurtari pas eksperiencës me Yverdon Sport në Zvicër. Më parë ka luajtur në ka luajtur në Argjentinë dhe Paraguaj.
Mesfushori 27-vjeçar është shtatshkurtër. Te Flamurtari vijohet me projektin e sezonit të ri, që premton afrime të tjera.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Zyrtare: Cristian Núñez eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Cristian Mbiemri: Núñez
Datëlindja: 20 Shtator 1997 Pozicioni: Mesfushor qendre
Vjen mbas ekseriencave si futbollist ne ekipet e Yverdon Sport FC(Zvicer), CA Banfield, CD Godoy Cruz, CA Lanús Club Atlético Platense, CA Vélez(Argjentine) , Club Sol de América, Tacuary Football Club(Paraguay).
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”.
PANORAMASPORT.AL













