ZYRTARE/ Do luajë për ish-trajnerin e Partizanit! Lojtari që e nisi nga Skënderbeu e shkoi në Bundesligë, prezantohen në klubin e ri
Nis një aventurë e re për Agon Elezin. Mesfushori i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, ka firmosur sot me skuadrën e FK Sarajevos në kampionatin boshnjak të futbollit.

Mesfushori i cili ishte nën kontratë me Bohumin në Gjermani, kishte luajtur vitin e fundit në huazim te Gorica në Kroaci, pasi skuadra gjermane po i kërkonte një sistemim të ri, pasi e nxori jashtë planeve të saj.
Në garë ka hyrë menjëherë FK Sarajevo, që ka kërkuar me ngulm lojtarin pas insistimit të trajnerit Zoran Zekiç, një tjetër emër i njohur për Superioren pasi drejtoi dy sezone më parë skuadrën e Partizanit. Akordi mes palëve është arritur shpejt dhe sot Elezi është prezantuar në klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në vitin 2028.
PANORAMASPORT.AL













