ZYRTARE/ Dinamo gjen qendërmbrojtësin që i mungonte, firmos futbollisti portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2025 | 16:32

ZYRTARE/ Dinamo gjen qendërmbrojtësin që i mungonte, firmos futbollisti portugez

Klubi i Dinamos ka bërë një përforcim që e kishte mëse të nevojshëm në repartin e prapavijës. Blutë kanë zyrtarizuar firmën me mbrojtësin portugez Andre Teikesira.

teikseira

I rritur në akademinë e Portos, pjesën më të madhe të karrierës ai e ka kaluar në Qipro me AEL Limasol, teksa ka provuar së fundmi edhe kampionatin izraelit dhe atë grek të futbollit. Që nga vera ai është lojtar i lirë, ndaj blutë kanë mundur të firmosin me të edhe jashtë afatit të merkatos së transferimeve.

NJOFTIMI I DINAMOS

Mirë se vjen Andre Teixeira!

Klubi i Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin portugez Andre Teixeira. Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Presidenti Adrian Bardhi bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë.

Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto si futbollist dhe përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.

Suksese me fanellën blu Andre Teixeira!

ffggfddffdgd

PANORAMASPORT.AL