ZYRTARE/ Aty ku mbylli karrierën Edi Reja, futbollisti që u largua nga Dinamo i bashkohet kolonisë së shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2025 | 14:28

ZYRTARE/ Aty ku mbylli karrierën Edi Reja, futbollisti që u largua nga Dinamo i bashkohet kolonisë së shqiptarëve

Agron Rufati është zyrtarisht lojtar i ND Goricës. Ish-futbollisti i Dinamos ka vendosur ta vazhdojë karrierën në ligën e dytë sllovene.

Screenshot 2025-09-05 141024

Pritja që do të gjejë do të jetë e ngrohtë, pasi ND Gorica ka afruar disa futbollistë shqiptarë. Kështu mund të përmenden Silvio Vokrri, Alesandro Ahmetaj dhe Ramin Ali.

Rufati doli i lirë në fundin e muajit korrik, pasi mbylli bashkëpunimin me dinamovitët. Mbrojtësi 26-vjeçar e ka eksperiencën e parë në Slloveni.

Te ND Gorica ka mbyllur karrierën Edi Reja. Ish-trajneri i Kombëtares drejtoi skuadrën për 7 ndeshje në vitin 2023.


View this post on Instagram

A post shared by ND Gorica (@ndgorica)

PANORAMASPORT.AL