Zgjidhja vjen pas dështimit, Shkëndija arrin akordin me mesfushorin shqiptar që kërkoi Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 12:39

Zgjidhja vjen pas dështimit, Shkëndija arrin akordin me mesfushorin shqiptar që kërkoi Dinamo

Drilon Islami do e vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës. 25-vjeçari do të largohet pas disa muajsh me Kluzh ku nuk u përshtat.

Screenshot 2025-12-05 123935

Largimi nga Prishtina ishte i bujshëm. Më pas në Rumani nuk luajti asnjë minutë duke qenë plotësisht jashtë planeve të klubit.

Islami nuk pranoi të ndërpresë kontratën dhe qëndroi pjesë e Kluzhit. Më parë emri i tij është përfolur te Dinamo.

Për herë të parë do luajë në Maqedoninë e Veriut ku Shkëndija synon të mbrojë titullin. Më parë ndërkohë kontribuonte po ashtu për Ferizajn dhe Dritën.

PANORAMASPORT.AL