Postuar: Qershor 16, 2026 | 16:01
LIVE SHORTI I CHAMPIONS/ Egnatia mëson kundërshtarin, rrogozhinasit duhet të shmangin kampionët e Kosovës
Skuadra e Egnatias do të mësojë sot në shorton që hidhet në Nion të Zvicrës, emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Në minigrupin e caktuar nga UEFA, rrogozhinasve do t’u bjerë si kundërshtar një nga këto ekipe: Drita (Kosovë), Borac (Bosnjë Hercegovinë), Vikingur (Islandë), Kairat Almati (Kazakistan), Universitatea Krajova (Rumani), Klaksvik (Ishujt Faroe) ose Petrokub (Moldavi).
Ndeshjet e para do të luhen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa ato të kthimit më 14 dhe 15 korrik.
VIJON…
PANORAMASPORT.AL













