Zbulimi i mekanikut, Pogaçar fitoi me biçikletë të prishur
Jo vetëm kostumi i grisur. Fitorja e Tadej Pogaçarit në “MilanoSanremo”, pasi u rrëzua dhe u ngrit sërish, po merr gjithnjë e më shumë përmasat e një arritjeje epike.

Nga mekaniku i ekipit “UAE Team Emirates-XRG”, Bostjan Kavcnik, vjen një zbulim i jashtëzakonshëm për “kanibalin” e çiklizmit botëror: “Piruni i pasmë ishte i dëmtuar, por fatmirësisht nuk u këput”, ka treguar ai për të përditshmen sllovene “Delo”. “Korniza u dëmtua gjatë rrëzimit dhe disku i frenave fërkohej me sipërfaqen e frenimit. Nëse Tadej do ta dinte në çfarë gjendjeje ishte biçikleta, nuk do ta kishte bërë zbritjen me kaq agresivitet. Madje edhe Tom Pidkok e pati të vështirë ta ndiqte në disa momente”, shtoi ai.
Tani ëndrra e Tadej Pogaçarit është të realizojë një “Grand Slam” të Klasikeve Monument në të njëjtin sezon, një arritje që askush nuk e ka bërë më parë. Programi përfshin: “Tour of Flanders” më 5 prill, “Paris-Roubaix” më 12 prill, “Liège-Bastogne-Liège” më 26 prill, dhe më pas në tetor “Il Lombardia”. Një seri prej pesë fitoresh legjendare është arritur në historinë e çiklizmit vetëm nga tre kampionë: Edi Merck dhe bashkëkombësit e tij Rik Van Loi dhe Roxher De Vlaemink, por asnjëherë brenda të njëjtit sezon.
PANORAMASPORT.AL













