VUELTA 2025/ Almeida triumfon në etapën e 13-të, Vingegaard mbetet lider

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 12:36

VUELTA 2025/ Almeida triumfon në etapën e 13-të, Vingegaard mbetet lider

Vuelta e Spanjës 2025 shkroi dje një tjetër faqe të lavdishme në historinë e saj në majën e Angliru, ku Joao Almeida (UAE Team Emirates-XRG) fitoi me autoritet etapën e 13-të, pas një dueli direkt me liderin Jonas Vingegaard (Visma-Lease a Bike).

6dca3a80-8a72-11f0-b391-6936825093bd

Portugezi, që kishte paralajmëruar më herët se ngjitjet e pamundura të “Cueña les Cabres” i përshtaten motorit të tij “diesel”, regjistroi një fitore të madhe me kohën 04:54:15 pas një dite tejet rraskapitëse. Etapa nisi në Cabezon de la Sal dhe mori menjëherë ritëm të lartë. U formua një grup i shkëputur me emra të njohur si Mads Pedersen, Jungels, Cepeda dhe Vinokourov. Kampioni danez i ekipit Lidl-Trek përfitoi nga sprinti ndërmjetës për të forcuar fanellën e gjelbër me 192 pikë.

Por shkëputja filloi të shkatërrohej ndërsa ekipi UAE forcoi ritmin. Në fillim të ngjitjes në Angliru, Jungels dhe Vinokourov tentuan të qëndronin, por u përpinë nga grupi kur Almeida, Hindley, Kuss dhe vetë Vingegaard u shfaqën me të gjitha forcat. 4,5 kilometra nga maja, Almeida sulmoi dhe vetëm danezi mundi ta ndiqte.

Dy të parët e renditjes së përgjithshme e luftuan fitoren në shpatet me 23% të “Cueña les Cabres”, ku Almeida nuk iu nda për asnjë çast liderit. Me gjakftohtësi, e mundi në metrat e fundit në sprint final, por Vingegaard mbrojti me dinjitet fanellën e kuqe 49:30:54 në renditjen e përgjithshme.

Pas tyre, Hindley dhe Kuss humbën gjysmë minute, ndërsa të rinj si Riccitello dhe Pellizzari luftonin për fanellën e bardhë. Dita e vështirë pati edhe pasoja: Pablo Castrillo (Movistar) u detyrua të tërhiqej pas një rrëzimi në zbritjen e La Mozqueta, duke u larguar nga Vuelta mes lotësh. Sot do të jetë radha për etapën e 14-të, Aviles – La Farrapona (135.9 km).DFGHPANORAMASPORT.AL