Vora kërkon t’u kthehet sukseseve ndaj pretendentëve, Geci: Kemi besim për një rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 15:37

Vora kërkon t’u kthehet sukseseve ndaj pretendentëve, Geci: Kemi besim për një rezultat pozitiv

Vora pasi ka kaluar turin e parë të Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar thellësisht Maliqin 6-2, e ka lënë pas sepse pak kohë do të në dispozicion të takimit të ardhshëm kundër Elbasanit.

vora

Që Vora të mbyllë fazën e parë historike të saj në Superiore, mbeten tre sfidat e radhës, Elbasani, Dinamo dhe Bylis. Objektivat e saj duhen realizuar, ku sipas drejtuesve të klubit ka ende defiçite në pikë. Prandaj kërkohet maksimumi në këto tri ndeshje të mbetura. Sidoqoftë te Vora i marrin ndeshjet një e nga një dhe të gjithë janë përqendruar tek ajo e së dielës kundër Elbasanit.

Jo më kot edhe trajner Bellai, ruajti disa nga titullarët pikërisht për këtë takim, ku kërkohet maksimumi i pikëve. Por njëkohësisht do të shikoj edhe gjendjen fizike e formën e tyre. Pas kualifikimit të Vorës në Kupë arritëm t’i merrnim të shkurtër edhe 24-vjeçarit kryeqytetas, Segerso Geci që ishte dhe titullar në kualifikim e kupës. Ai për “Panorama Sport” do të shprehej i kënaqur.

“Kalimi i turit siç dihet ishte një pikësynim i klubit tonë, por më e rëndësishme ku ndjehet dhe përkushtimi maksimal mbetet, ndeshja në kampionat kundër Elbasanit. Mendoj se do të jetë një ndeshej shumë e luftuar dhe e ndjekur. Kemi pasur kohën e nevojshme për tu përgatitur për këtë ndeshje. Për këtë trajneri Bellai ka marrë të gjitha masat, duke u dhënë përgatitjet e fundit e njëkohësisht, duke parë edhe gjendjen aktuale të lojtarëve, ku do të shohim edhe si do të vendoset ekipi në fushë.

Mund të them se kemi besim të plotë dhe kemi punuar e po punohet për këtë ndeshje e besoj që të dalim me pikë të plota. Javët e para skuadra e Elbasanit ka treguar se janë një ekip kompakt dhe mbrohen mirë. Por Vora ka ditur të tregojë se dimë të shënojmë, madje e treguam edhe ndaj Tiranës në një fitore bindëse e pse jo të mos ndodhë edhe në këtë takim, që pritet të jetë interesant”, tha ai.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL