Vora-Bylis, ndeshja e fundit mund të dëbojë Tiranën nga elita

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 10:14

Vora-Bylis, ndeshja e fundit mund të dëbojë Tiranën nga elita

Superiorja ka luajtur 33 javë teksa përpos kreut me zonën “Final Four” (dilema, Dinamo apo Partizani do t’i bashkohen Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias), beteja për qëndrim me tre javë të mbetura është më e ndezur se kurrë. Flamurtari për momentin mbetet në fund (32 pikë) mirpo tre skuadra të tjera ndërsa garojnë për të qëndruar janë plotësisht në ethe.

vora

Pikërisht Tirana, Vora dhe Bylis. Nëse hipotetikisht këto tre skuadra mbyllin me pikë të barabarta (si në rastin konkret, kanë nga 35 pikë) atëherë do të futet mekanizmi i “huazuar” nga kampionati italian. Në Itali përdoret termi “classifica avulsa” kur më shumë se dy skuadra janë me pikë të barabarta. Është një mini-renditje që bëhet vetëm me ndeshjet direkte mes atyre skuadrave.

Por dhe në Shqipëri vite më parë ka pasur një rast në Kategori të Parë… Sipas përllogaritjeve të momentit dhe marrë eventualisht një barazim në duelin e javës së 36-të Vora- Bylis (pak rëndësi ka nëse 0-0 1-1 2-2 apo tjetër), Tirana mbetet e fundit në klasifikimin “avulsa”. Kjo pikërisht për shkak të golavarazhit më të dobët në ndeshjet direkte mes tre ekipeve.

Gjendja aktuale e tre skuadrave pas javës së 33-të: 

Tirana: Vora-Tirana 3-1, Bylis-Tirana 0-0, Tirana–Bylis 0-2, Tirana– Vora 0-2, Bylis-Tirana 0-1, VoraTirana 1-1, Tirana–Bylis 1-0, Tirana–Vora 3-0

Vora: Vora–Tirana 3-1, Bylis-Vora 2-1, Tirana-Vora 0-2, Vora–Bylis 4- 1, Vora–Tirana 1-1, Bylis-Vora 1- 0, Tirana-Vora 3-0, Vora–Bylis?

Bylis: Bylis–Tirana 0-0, Bylis-Vora 2-1,Tirana-Bylis 0-2, Vora-Bylis 4- 1, Bylis–Tirana 0-1, Bylis–Vora 1- 0, Tirana -Bylis 1-0, Vora- Bylis?

Klasifikimi “avulsa” pas 33 javëve. Në kllapa goleverazhi:

Tirana 11 (7-8)

Vora 10 (12-8)

Bylis 10 (6-6)

*Vora-Bylis për t’u luajtur javën e 36-të.

PËRGATITI: ISUF MYRTAJ