Vlonjatet “prekin” trofeun në basketboll për vajza, mposhtin përsëri Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 11:52

Vlonjatet “prekin” trofeun në basketboll për vajza, mposhtin përsëri Partizanin

Flamurtari ka hedhur një tjetër hap drejt titullit ka mpion në basketbollin e femrave, teksa ka fituar edhe finalen e dytë “play off” kundër Partizanit. Pasi kishin dominuar në Vlorë, bregdetaret fituan dje në “Asllan Rusi” me rezultatin 58-63, duke e thelluar epërsinë në 2-0 me ndeshje. Por, ndryshe nga sfida e parë, në të dytën loja ishte me shumë rivalitet, pasi për tri perioda ishin të kuqet ato që kryesuan, duke shkuar deri në +13 pikë avantazh.

Screenshot 2026-04-30 115234

Reagimi i Flamurtarit erdhi në 10 minutat e fundit, aty ku kompletoi përmbysjen. E zhvilluar në orën 14:00 të mërkurës, zgjedhje kjo jo shumë e goditur për të afruar tifozët, në pallatin e sportit ra në sy madje gjithashtu edhe mungesa e zyrtarëve të FSHBsë, e pazakontë kjo për një finale. Partizani e filloi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke komanduar në periodën e parë, ku fitoi bindshëm 20-11. Çereku i dytë ishte i ekuilibruar, me vlonjatet që e morën minimalisht 17-18, duke bërë që ekipit të shkonin në pushimin e madh me rezultatin e përgjithshëm 37-29 për vendëset.

Në periodën e tretë ritmi dhe shënjestra ishin shumë të dobëta, fraksion i mbyllur 9-8 për skuadrën e Eliverta Bujarit, që e çoi epërsinë në 46-37 pas 30 minutash lojë. Por, në periodën e fundit erdhi përmbysja e madhe e Flamurtarit, me vlonjatet që fituan thellë 12-26, duke vulosur suksesin final me +5 pikë në finalen e dytë. Adia Brisker me 18 pikë e 9 kërcime si dhe Madison Cluse me 16 pikë ishin shënueset më të mirë për bregdetaret.

Në kampin e kuq, si gjithnjë spikati Ornela Lalaj, por 11 pikët, 18 kërcimet dhe 5 asistimet e kapitenes nuk shërbyen për t’i dhënë fitoren Partizanit. Vlonjatet do kenë tashmë shansin e parë t’i mbyllur llogaritë, pasi në rast të një tjetër suksesi finalen e tretë që luhet të hënën, do të shpallen kampione të Shqipërisë.

Screenshot 2026-04-30 114955

Screenshot 2026-04-30 115110

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL