Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2025 | 8:15

Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League.

vllaznia

Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia. Që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër.

Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e madhe mes dy vendeve. Por, nga ana e tyre shkodranët duket se nuk kërkojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe për skuadrën kërkohet komoditet i plotë. Kështu ekipi do të jetë që ditën e martë në Islandë, në mënyrë që të ketë edhe mundësi rikuperimi nga udhëtim i largët dhe futbollistët të mos ndjejnë lodhjen. Po ashtu kuqeblutë kërkojnë të kenë edhe një përshtatje më të mirë me klimën në Islandë.

Ku janë të parashikuara 2 stërvitje në tokën islandeze. Me 9 herët kampionët e vendit tonë që do kërkojnë të ruajnë avantazhin minimal të 90 minutave të para, për të arritur një kualifikim historik në turin e tretë të kompeticioneve europiane.

PANORAMASPORT.AL