Vllaznia ndez merkaton, i “rrëmben” rivalëve të Superiores mesfushorin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2025 | 23:57

Vllaznia ndez merkaton, i “rrëmben” rivalëve të Superiores mesfushorin e kombëtares së…

Kristian Dros do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë. “Shkodra Sport” raporton se është arritur akordi me mesfushorin e kombëtares së Moldavisë.

bandicam 2025-08-18 19-41-53-878

Dros largohet kështu nga Elbasani pas një sezoni pozitiv. Kontrata që do firmoset ndërkohë do të jetë e vlefshme për 2 vite.

Vllaznia është treguar një nga skuadrat më aktive nga porta në sulm. Çdo repart ka pasur ndryshime nën drejtimin e trajnerit Edi Martini.

Synimi është vetëm titulli kampion. Pas eliminimit nga turi i dytë i Ligës së Konferencës, i gjithë fokusi është në kampionat.

PANORAMASPORT.AL