Vllaznia-Kinostudio, finalja e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2016 | 13:15

Vllaznia-Kinostudio, finalja e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia dhe Kinostudio do të diskutojnë mes tyre trofeun e Kupës së Shqipërisë.

vllaznia kampione femratEkipi kuqeblu ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin e pastër 6-0 përballë Tirana AS dhe nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren.

Pjesa e parë është mbyllur 2-0 me dy gola të realizuar nga Begolli dhe Doçi. Në pjesën e dytë, shkodranet shënojnë edhe 4 gola të tjerë. Bajraktari, Muja, Proto dhe sërish Doçi janë autoret e golave duke vulosur goleadën.

Tashmë vajzat kuqeblu pas daljes në finale kanë objektiv edhe fitimin e këtij trofeu të rëndë- sishëm. Vllaznia është skuadra pretendente. Në gjysmëfinalen tjetër, Kinostudio mposhti Apoloninë 3-2.

Fillimisht janë kryeqytetaset që në harkun e 28 minutave të shënonin 3 gola, me Jovën dhe dopietën e fierakes Zamira Tabaku. Pas këtij rezultati, u duk se do ta kishte mjaft të lehtë kualifikimin skuadra vendëse. Por dëmtimi i lojtares kyçe Agetina Lufi, e zëvendësuar në minutën e 29- të nga Izaura Koçi, ndikoi jo pak në rënien e lojës sulmuese.

Apolonia ka bërë surprizën me lojën e bukur, kolektive dhe me pasime të sakta, por jo finalizuese. Në minutën e 31-të arrin të shënojë, me anë të Xhindoles. Fraksioni i dytë është mjaft i bukur për ekipin mik, ngushtojnë shifrat në 3-2 falë një supergoli të Vanesa Levenaj në minutën e 64-t.

Sulmet fierake nuk kanë reshtur deri në fund për të barazuar, por kanë qenë të pafata, pasi gjuajtja e Ilarja Zarkës ka përfunduar në shtyllën pingule, kësisoj në vështirësi Kinostudio ka prerë biletën e finales.

Kinostudio-Apolonia 3-2
GOLAT: Jova 8′, Tabaku 19′ 26′ / Xhindole 31′, Levanaj 64′
KINOSTUDIO: Noka, Begallo, Lulaj, Llallaj, Fekollari, Molla, Cana, Pocesta, Tabaku, Jova (Falilat 69′), Lufi (Koçi 29′). Trajner: Gëzim Gjonpalaj
APOLONIA: Mullaj, Demiri, Toro, Tahiri, Xhindole, Muskaj, Levenaj, Doko, Ferati (Kostaj 22′ – Saliaj 63′), Zarka, Goro. Trajner: Arben Ymeraj
GJYQTARË: Xh. Rada, K. Gjyli, M. Hajdari, E. Kapxhiu (Durrës)
DELEGAT: Emi Shena (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Fekollari 64′ / Goro 53′, Levanaj 74′

Vllaznia-Tirana AS 6-0
GOLAT: Begolli 10′, Doçi 30′, 68′, Bajraktari 50′, Muja 60′, Proto 76′
VLLAZNIA: Durmishi, Bajraktari, Sufaj, Lipa (Biba 46′), Begolli, Doçi, Proto, Gjini, Muja, Gruda (Qevanaj 46′) , Baro (Gjergji 46′). Trajner: N. Lekaj
TIRANA AS: Deda, Beqiraga, Kolgjini, Aliu, Kola, Tota, Leba (Sallahi 52′), Kotarja, Koldashi, Vishkulli, Kodra. Trajner: G. Gega
GJYQTARË: E. Rusta, E. Kume, S. Tushaj

Përgatiti: S.Nikshiqi/A.Dushku