VIDEO/ “Baby Italia” ia mbyll gojën Greqisë, e mund në Kretë pasi tentoi të anulonte miqësoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 23:18

VIDEO/ “Baby Italia” ia mbyll gojën Greqisë, e mund në Kretë pasi tentoi të anulonte miqësoren

Ndeshja e sotme miqësore mes Greqisë dhe Italisë ka qenë shumë e veçantë, pasi ajo rrezikoi të mos zhvillohej deri pak ditë më parë. Palës greke nuk i kishte pëlqyer ideja që Italia do të grumbullonte lojtarët e U21 nën drejtimin e trajnerit Silvio Baldini dhe provoi disa herë të anulonte takimin e planifikuar të zhvillohej në Kretë.

fgdfdgdfgdfgdgfgdf

Por në fund u vendos të luhej dhe aty, Greqia pa se edhe me të rinjtë, Italia kishte një ekip më të mirë. Të kaltrit gjetën golin që në minutat e parë me Pio Espozito dhe më pas goditën edhe traversën me anë të Koleosho.

Greqia u zgjua vetëm në fund, pasi Italia mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Rexhianit. Por Donaruma ndali tentativat drejt katërkëndorit të tij, i shqetësuar vetëm nga shtylla e Zaferis. Gjithsesi, ai ruajti portën të paprekur deri në fund, duke bërë që Italia të mbyllte ndeshjen me suksesin 1-0.

Goli i Espozitos (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL