Ka edhe një vit kontratë, klubi italian mendon të shesë futbollistin shqiptar për të mbushur arkat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 19:14

Ka edhe një vit kontratë, klubi italian mendon të shesë futbollistin shqiptar për të mbushur arkat

Sezoni që sapo u mbyll ishte më i miri në karrierën e Silvio Merkajt. Sulmuesi i Sudtirol shënoi 9 gola e dha 1 asist në këtë edicion në Serinë B italiane, duke ndihmuar ekipin që të siguronte mbijetesën.

merkaj

Ai ka edhe një vit kontratë me klubin e tij por sipas “Corriere dell’Alto Adige”, klubi po mendon që të shfrytëzojë Merkajn për të rregulluar bilancet dhe për të siguruar të ardhura për ndërhyrje në merkato. Ndaj parashikohet që ai të shitet në merkaton e verës.

Në skenë ka dalë që tani një klub i interesuar për të, pasi Viçenza e sapongjitur nga Seria C, kërkon përforcime për edicionin e ardhshëm dhe sheh te Merkaj një futbollist që mund ta ndihmojë për qëndrimin në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL