Shfaqja e De Laurentis: De Bryjn-Lukaku larg? Bota është plot me futbollistë
Ndërsa nga “Chatwin 3.0” ai po përshkon Italinë nga veriu në jug për të prezantuar kampet stërvitore, De Laurentis rikthehet në stilin e tij dhe jep spektaklin e zakonshëm për futbollin dhe Napolin.

Trajneri, është e qartë, do të jetë Maks Alegri (“ende nuk e kemi, por nëse do ta kishim nuk mund ta shpallnim, mund ta prezantoj kur rregullat ta lejojnë”) dhe ajo që Napoli dëshiron të jetë gjithashtu: “Titulli apo një rrugëtim i madh në Champions? Njëra nuk e përjashton tjetrën. Si gjithmonë do t’i jap trajnerit dy skuadra. Vitin e kaluar synuam një rrugë tjetër në Europë, pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe i dimë arsyet. Duam të rikthehemi të përgatitur mirë”, tha ai.
Por me Lukakun dhe De Bryjnen apo pa ta, duke parë deklaratat e dy lojtarëve? “Deklarata që mund të pranohen ose të kundërshtohen, varet nga këndvështrimi. Pastaj do të shohim kur të fi llojë puna çfarë do të thonë, si do ta tregojnë gjendjen e tyre fi zike dhe mendore dhe nëse do të jenë të gatshëm. Dhe gjithsesi, nëse duhet të largohen, cili është problemi? Bota është plot me futbollistë”, tha ai.
Program i ngjeshur për kampet stërvitore (“Do të bëjmë edhe kinema në ajër të hapur”), pesë ndeshje miqësore mes dy fazave, në Val di Sole do të ketë Muzeun e Napolit, do të provohet të shfaqet fi nalja e Botërorit në shesh, dhe do të vazhdohet me festimet për 100-vjetorin me surpriza që nuk mund të zbulohen ende. “Po e shkruajmë skenarin, nuk duam të djegim atë që duam të realizojmë”, tha De De Laurentis.
PANORAMASPORT.AL













