Zyrtarizohet largimi i bujshëm, drejtori i Interit: Lojtar i rëndësishëm, por kishte klauzolë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 13:34

Zyrtarizohet largimi i bujshëm, drejtori i Interit: Lojtar i rëndësishëm, por kishte klauzolë

Denzel Dumfris është largimi i bujshëm nga Interi. Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Auzilio, e zyrtarizoi të ardhmen e mbrojtësit pasi u pyet për merkaton. Dumfris është një nga emrat që do i bashkohet Realit.

Screenshot 2026-06-07 133401

Çfarë pritet nga merkato e Interit? “Ajo që kemi bërë gjithmonë në vitet e fundit. Do të jetë një merkato e bërë me kujdes, nuk mund t’i krijosh iluzione njerëzve. Do të blihet me inteligjencë, dhe do të shiten gjithashtu disa lojtarë. Mendoj se tashmë është praktikisht zyrtare që do të largohet Dumfris, një lojtar i rëndësishëm që kishte një klauzolë.

Këtë vit mund të mendohet edhe për futjen e disa lojtarëve të rinj për të balancuar skuadrën mes eksperiencës që kemi dhe pak rinisë. Të luash te Interi është një përgjegjësi e madhe. Këtë vit Pio Esposito, Boni, Suçiç, Luis Henrike, lojtarë të rinj ‘në thonjëza’, sepse në Itali kemi parametra të ndryshëm nga jashtë, kanë dhënë kontributin e tyre.

Do të përpiqemi të ndërtojmë një skuadër konkurruese, që nuk fshihet. Interi nuk është fshehur kurrë. Dëgjoj gjithmonë skuadra të tjera që flasin për kualifikimin në Champions si objektiv. Janë gënjeshtra. Nëse mendon se do të përfundosh i katërti, përfundon i gjashti. Nëse synon të fitosh, në rastin më të keq përfundon i dyti ose i treti dhe ke luftuar gjithsesi”, u shpreh drejtori sportiv i Interit.

PANORAMASPORT.AL