Reagim i papritur, klubi i Superiores del me deklaratë zyrtare: Nuk mbajmë përgjegjësi për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 8:24

Reagim i papritur, klubi i Superiores del me deklaratë zyrtare: Nuk mbajmë përgjegjësi për…

Vora ka reaguar dje në rrjetet sociale. Klubi i Abissnet Superiore publikoi një deklaratë zyrtare, që ka lidhje me merkaton ndër të tjera. Vora kërkon që të gjithë t’u referohen vetëm kanaleve të tyre zyrtare gjatë kësaj kohe.

vora

Deklaratë zyrtare

“Futboll Klub Vora dëshiron të sqarojë opinionin sportiv se çdo çështje që lidhet me organizimin e klubit, ndërtimin e skuadrës, merkaton, kontratat dhe vendimmarrjen sportive menaxhohet ekskluzivisht nga strukturat zyrtare të klubit.

Për këtë arsye, kërkojmë që emri i FK Vora të mos përdoret nga asnjë individ, lojtar, menaxher apo palë e tretë për interesa personale, përfitime individuale apo për të përhapur informacione, pretendime ose perceptime që nuk përfaqësojnë qëndrimet zyrtare të klubit.

Çdo komunikim që lidhet me aktivitetin, merkaton apo vendimmarrjen e FK Vora mbetet kompetencë ekskluzive e strukturave zyrtare të klubit.
FK Vora është një institucion sportiv i organizuar, me strukturat e veta drejtuese, stafin teknik dhe administrativ, të cilët punojnë çdo ditë në funksion të objektivave dhe interesave të klubit. Çdo vendim që lidhet me afrimet, largimet, rinovimet apo çështje të tjera sportive merret vetëm nga organet kompetente të klubit, në përputhje me strategjinë dhe vizionin e tij afatgjatë.

Klubi nuk mban përgjegjësi për deklarata, pretendime apo informacione të shpërndara nga persona të paautorizuar. Ftojmë të gjithë tifozët, partnerët dhe median t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të FK Vora për çdo informacion që lidhet me aktivitetin e klubit.

FK Vora do të vazhdojë të veprojë me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, duke mbrojtur në çdo rast emrin, vlerat dhe interesat e klubit. FUTBOLL KLUB VORA!”

PANORAMASPORT.AL