AXHENDA E KOMBËTARES/ Shqipëria kthehet në shtator me risinë e madhe të UEFA-s, do luhet si asnjëherë më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 23:55

AXHENDA E KOMBËTARES/ Shqipëria kthehet në shtator me risinë e madhe të UEFA-s, do luhet si asnjëherë më parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbaruar miqësoret e qershorit dhe tashmë do të kthehet përsëri në fushën e lojës nën urdhrat e Maran vetëm në shtator. Ai do të jetë një grumbullim si asnjëherë më parë për Ligën e Kombeve.

FOTO: LSA

FOTO: LSA

Kjo, pasi UEFA ka vendosur që të bashkojë dritaret e shtatorit dhe tetorit në një ndalesë të vetme, duke bërë kësisoj që ekipet kombëtare të luajnë katër ndeshje radhazi pa ndërprerje brenda dy javësh grumbullim. Kjo do të thotë se fati i pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, mund të vendoset menjëherë që në këtë grup ndeshjesh për kuqezinjtë.

Ata luajnë të parën më 26 shtator në Tiranë ndaj Bjellorusisë, për të vazhduar tre ditë më vonë në transfertë ndaj San Marinos e më pas më 3 tetor në Finlandë, para se të kthehen përsëri në Tiranë më 6 tetor për të mbyllur sfidat me San Marinon.

AXHENDA

26.09.2026
Shqipëri-Bjellorusi

29.09.2026
San Marino-Shqipëri

03.10.2026
Finlandë-Shqipëri

06.10.2026
Shqipëri-San Marino

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL