Goditje e Totenhemit, firmos me një prej liderëve që u larguan nga Liverpuli
Totenhemi njoftoi përforcimin me mbrojtësin, Andi Robertson. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate në rrjetet sociale. “Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Andi Robertson”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Mbrojtësi skocez do t’i bashkohet klubit më 1 korrik, pas skadimit të kontratës së tij me “Reds”. Drejtori sportiv, Johan Lang, tha: “Jemi të kënaqur ta mirëpresim Andin në klub. Para së gjithash, ai është një mbrojtës i majtë i shkëlqyer, një nga më të mirët e të gjitha kohërave në Angli dhe dikush që do ta përmirësojë skuadrën tonë. Përveç kësaj, cilësia, karakteri dhe lidershipi i tij kanë qenë të dukshme gjatë gjithë një karriere në të cilën ai ka garuar rregullisht dhe ka fituar çmime të mëdha.
Profesionalizmi dhe angazhimi i Andit do të jenë gjithashtu të paçmuar për zhvillimin e skuadrës sonë dhe ai ndan ambicien dhe vendosmërinë tonë për t’i sjellë sukses Klubit. Jemi të emocionuar për kapitullin e ri të lojtarit me ne dhe mezi presim ta kemi këtu pas Kupës së Botës”, është shprehur.
Kurse trajneri, Roberto De Zerbi, tha: “Andi është dikush që e kam admiruar për vite me radhe dhe ai do t’i sjellë ekipit tonë cilësi të jashtëzakonshme teknike, përvojë, lidership dhe mentalitet. Ai është një fitues i provuar në nivelin më të lartë gjatë një periudhe të gjatë dhe është dikush që mund të jetë një lojtar i madh për ne. Mezi pres të filloj të punoj me të”, u shpreh trajneri.
PANORAMASPORT.AL













