Mungon vetëm firma, titullari i Bajernit drejt rinovimit të kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 15:43

Mungon vetëm firma, titullari i Bajernit drejt rinovimit të kontratës

Bajerni i Mynihut duket se është pranë zgjatjes së kontratës me një nga lojtarët e tij titullarë. Sipas raportimeve të gazetës Bild, klubi bavarez është “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje me Konrad Laimer për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi i djathtë aktualisht ka kontratë me Bajernin deri në verën e vitit 2027. Klubi nga Mynihu nuk e ka fshehur në javët e fundit dëshirën për t’i ofruar austriakut një kontratë të re. Megjithatë, raportohej se palët kishin dallime të mëdha sa i përket kërkesave financiare.

Screenshot 2026-06-06 135016

Presidenti i nderit i Bajernit, Uli Hoenes, deklaroi në një intervistë se ekzistojnë kufij financiarë. Duke iu referuar Laimerit, 74 vjeçari theksoi se bëhet fjalë për një “vlerësim realist të vlerës së tij sportive dhe ekonomike”. Sipas raportimeve të “Sport Bild” në mesin e majit, vetë lojtari ishte “jashtëzakonisht i irrituar” nga këto komente. Megjithatë, tensionet duket se janë qetësuar dhe zgjatja e kontratës po afrohet drejt finalizimit. Bajerni e transferoi Laimerin pa pagesë nga Lajpcigu në verën e vitit 2023. 29 vjeçari është një titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani.

Sezonin e kaluar, ai zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, shumicën prej tyre si mbrojtës i djathtë. Laimer thuhet se është shumë i lidhur me Bajernin dhe dëshiron të vazhdoj në Mynih, edhe për shkak të afërsisë me qytetin e tij të lindjes, Salzburg. Aktualisht, specialisti i fazës mbrojtëse po përgatitet me kombëtaren e Austrisë për Kupën e Botës 2026. Ekipi i drejtuar nga Ralf Rangnik do të përballet me Jordaninë (17 qershor), Argjentinën (22 qershor) dhe Algjerinë (28 qershor) në Grupin J. Laimer së fundmi u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 1-0 të Austrisë në ndeshjen miqësore kundër Tunizisë.

PANORAMASPORT.AL