Postuar: Qershor 6, 2026 | 18:57
Egnatia surprizon në merkato, ish-lojtari i Flamurtarit dhe mesfushori nga kategoria e katërt dalin në skenë
Egnatia do të bëjë disa afrime në prag të sfidave në kualifikueset e Champions. “Ligasport” raporton se dy prej tyre janë Alesandro Kacbufi dhe Ibrahim Diabate.

Mbrojtësi Kacbufi që ka luajtur edhe me Flamurtarin, do e kishte rikthim në Rrogozhinë. 25-vjeçari për herë të fundit luajti me Kastriotin në Kategorinë e Parë.
Emri tjetër surprizë është ai i Diabate. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë.
Diabate ishte për herë të fundit pjesë e Zulte Waregem. Dhe pse qëndroi për dy sezone, asnjëherë nuk mori minuta në elitën e futbollit belg. Me ekipin e dytë ndërkohë luajti këtë sezon në kategorinë e katërt.
PANORAMASPORT.AL













