ZYRTARE/ Alesandro Nesta surprizon me të ardhmen, emërohet trajner i skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 22:37

ZYRTARE/ Alesandro Nesta surprizon me të ardhmen, emërohet trajner i skuadrës së…

Skuadra e Avelinos, që militon në Serinë B italiane, ka zyrtarizuar emërimin e Alesandro Nestës si trajnerin e ri për sezonin 2026/27.

PTiXK7Zz

Ish-mbrojtësi legjendar italian ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në krye të skuadrës deri më 30 qershor 2028.

Nesta vjen me një përvojë të konsiderueshme në pankinë, pas aventurave te Peruxhia, Frosinone, Rexhiana dhe Monza.

HKUOJvxWAAIFJRj

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar 192 ndeshje në Serie A, Serie B dhe Kupën e Italisë. Stafi teknik do të nisë punën më 1 korrik për përgatitjet verore. Prezantimi zyrtar i Nestës do të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Partenio-Lombardi”.

PANORAMASPORT.AL