Postuar: Qershor 8, 2026 | 18:15
Zhvillime të reja për Asllanin: Gjigantët e Europës të vendosur për transferimin, por me kusht
Fisnik Asllani është bomberi shqiptar, i cili mund të ndryshojë ekip gjatë verës. Sulmuesi i Hofenheimit kërkohet nga Borusia Dortmund.

Zhvillimet e reja të raportuara nga “Bild”, tregojnë se ka pasur kontakte mes Dormundit dhe përfaqësuesve të Asllanit. Vetë sulmuesi është i hapur për këtë transferim të bujshëm.
Sa i përket Dortmundit, do të jetë gati të futet në negociata vetëm me një kusht. Nëse Guirasi apo Adejemi largohen nga klubi.
Diçka e tillë ka shumë gjasa të ndodhë, pasi prej kohësh dy futbollistët në fjalë shfaqen si largime të pritshme. Për Asllanin, që përfaqëson Kosovën, janë të interesuar edhe klube të tjera në Europë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













