E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi “kopsit” dosjen, i kërkon UEFA-s t’i heqë titujt Barcelonës
Një lajm surprizues është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle, Real Madridi i kërkon UEFA-s t’i heqë titujt Barcelonës. Dosja, letra apo raporti i famshëm për rastin Negreira, që Real Madridi ka përgatitur në muajt e fundit tani është duke shkuar në selinë e UEFA-s, i vetmi organ që ka kompetencë të ndëshkojë Barcelonën për “rastin më të rëndë që është parë ndonjëherë në futboll”, siç e cilësoi Ceferin në vitin 2023.

Sipas burimeve të Valdebebas-it, në këtë denoncim të argumentuar dhe të mbështetur me prova, nuk kërkohet vetëm një dënim që do ta pengonte Barcelonën të merrte pjesë në garat evropiane. Real Madridi shkon edhe më tej: kërkon që titujt e fituar nga klubi katalanas gjatë atyre viteve të hiqen nga historiku zyrtar, në mënyrë që klubi blaugrana të mos mund të krenohet me ta.
UEFA nuk e ka mbyllur kurrë këtë çështje. Procesi gjyqësor e detyroi të vendoste një pauzë në pritje të vendimit të gjykatave. Organizata ka qëndruar gjithmonë vigjilente dhe tani mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj denoncimit sportiv të Real Madridit.
PANORAMASPORT.AL













