Përballet sot me Shqipërinë, trajneri i Italisë U21: Më ka lënë mbresa kompaktësia që kanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 14:58

Përballet sot me Shqipërinë, trajneri i Italisë U21: Më ka lënë mbresa kompaktësia që kanë

Kombëtarja U21 luan sot një ndeshje miqësore me Italinë si pjesë e përgatitjeve të saj për pjesëmarrjen në vitin e ardhshëm në Europianin e kësaj grupmoshe. Një ndeshje e rëndësishme për kuqezinjtë, por edhe për vetë Italinë, e cila po përballon këtë sfidë me lojtarët që në fakt janë rezerva apo pjesë e ekipit të tyre U20.

sadddsdaa

Kjo, pasi titullarët u grumbulluan në Italinë A, ndërsa edhe drejtimi i U21 për ndeshjen iu besua trajnerit të U20, Karmine Nunciata. Ky i fundit ka vlerësuar ndeshjen dhe kundërshtarët që do të ketë përballë në këtë duel.

“Do të përballojmë këtë ndeshje me një grup të U20 të cilëve u bashkohen edhe 4-5 lojtarë të cilët kanë qenë më parë në U21. Kemi dëshirë ta mbyllim mirë vitin dhe pavarësisht rezultatit, duam të bëjmë një ndeshje të mirë në aspektin e lojës.

Shqipëria është një skuadër që do të presë Europianin U21 të radhës, luajnë së bashku prej shumë kohësh dhe më ka lënë mbresa kompaktësia dhe agresiviteti që kanë. Jam i sigurt që do të dalë një ndeshje e bukur kundër një skuadre që do të na nxjerrë shumë punë”, tha Nunciata për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL