VIDEO/ Dramë për Marokun, ylli i La Liga humb Botërorin pasi përplaset me shokun e skuadrës
Përfaqësuesja e Marokut ka humbur një prej elementëve të rëndësishëm të ekipit që bëri mrekullinë në Katar 2022 dhe kërkon të përsëritë vetveten.

Abde Ezalzuli, futbollisti i Betisit i cili pritej të kishte një rol protagonisti në turne, ka mbetur i dëmtuar në miqësoren ndaj Norvegjisë dhe tashmë nuk parashikohet që të marrë pjesë në Botërorin që nis këtë fundjavë.
Gjithçka ndodhi në mënyrë të pazakontë, pasi Ezalzuli u përplas me shokun e tij të skuadrës, Çadi Riad, duke ndrydhur gjurin e këmbës së djathtë. Parashikohen të paktën 3-4 javë pushim ndaj prania në Botëror është e pamundur, duke bërë që ai të humbasë këtë edicion.
🤕 𝗦𝘂𝘀𝘁𝗼 en Marruecos.
Abde se marchó lesionado al descanso tras recibir un golpe de su propio compañero, Chadi Riad.#LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/C940hIu6MK
— Movistar Plus Deportes (@MPlusDeportes) June 7, 2026
PANORAMASPORT.AL













