Sapo u ngjit në Premier Ligë, Koventri synon të thyejë rekordin e transferimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 12:59

Sapo u ngjit në Premier Ligë, Koventri synon të thyejë rekordin e transferimeve

Koventri Siti po synon të thyejë rekordin e vet të transferimeve në këtë verë, pasi ka siguruar rikthimin në Premier Ligë, sipas raportimeve të fundit.

koventri

Nën drejtimin e Frenk Lampard, ata dominuan gjatë sezonit të kaluar, duke mbledhur 95 pikë për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit anglez. mKlubi nga “Midlands” nuk ka qenë në Premier që nga viti 2001 dhe pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për t’u përgatitur për nivelin e ri. Megjithatë, Koventri e ka të qartë se kë duan si portier të parë: ata duan të mbajnë portierin që ishte kyç në suksesin e promovimit.

I huazuar nga Brajtoni, Karl Rashuorth regjistroi 17 porta të paprekura në 46 ndeshje në ‘Championship’ dhe u përfshi në “Ekipin e Sezonit”. Portieri i Kombëtares U-21 të Anglisë ka qenë aq impresionues saqë madje u përfol se trajneri i Anglisë, Tomas Tuheli, po e ndiqte nga afër. Megjithëse ai është ende lojtar i Brajtonit, Koventri dëshiron ta blejë përfundimisht dhe mësohet se klubi ka bërë një ofertë prej 20 milionë paundësh për Rashuorthin.

Nëse shifra është e saktë dhe marrëveshja realizohet, Rashuorth do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e Koventrit. Rekordi aktual mbahet nga sulmuesi Haxhi Rajt, i cili u transferua për 7.7 milionë sterlina nga Antalyaspori në vitin 2023 dhe ka shënuar 49 gola në 124 ndeshje. Para tij, blerja më e shtrenjtë ishte 5.5 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e Kreig Belami nga Noruiç në vitin 2003. Huazimi te Koventri ka qenë i gjashti në karrierën e Rashuorthit dhe ai ende nuk ka debutuar në ekipin e parë të Brajtonit.

Megjithatë, 24- vjeçari beson se këto huazime e kanë bërë një portier më të fortë dhe më të gatshëm për Premier Ligë. “Kam folur për këtë me Brajton kur isha i ri – tregoi Ruahuorthi në një intervistë për “Sky Sports” në mars. “Huazimi i parë ishte kur isha 18 vjeç, te Uorthing në nivelin e shtatë. Nuk më interesonte niveli, thjesht doja të luaja dhe të merrja fizikalitetin e lojës… Aty luajta 30 ndeshje, pastaj shkova në ‘League Tëo’ dhe ‘League One’, duke u rritur gradualisht… Nëse nuk do i kisha bërë këto hapa, ndoshta nuk do isha portieri që jam sot”, përfundoi lojtari.