Juventus ëndërron të heqë të padëshiruarin, tre faktorë mund ta çojnë te… PSG
Sulmi është ende një enigmë e pazgjidhur për Juventusin, por drejtuesit janë të vendosur të gjejnë kombinimet perfekte të të gjitha pjesëve në skemën e skuadrës së ardhshme.

Çelësi i merkatos së verës mund të vijë nga Parisi, ku ndodhet një ishbardhezi që mezi pret të kthehet në Torino, Randal Kolo Muani dhe ku mund të jetë i dobishëm një sulmues që në Francë ka reputacionin e një bomberi të pamëshirshëm si Jonathan David, ndërsa te “Zonja e Vjetër” ka treguar anën e tij të plogësht dhe të zbehtë. Nëse në Continassa kjo dyshe do të zgjidhte dy probleme të rëndësishme, shumë tifozë dhe analistë pyesin pse klubi dy herë kampion i Europës, Paris Saint-Germain, do të ishte i interesuar të investojë te një sulmues që ka shënuar vetëm tetë gola në 2329 minuta me fanellën bardhezi. Arsyet janë të paktën tre.
FAKTORI KAMPOS – Kur në gusht të vitit 2020 kanadezi fi rmosi për Lilë pas shpërthimit në Belgjikë me Gent, pas tavolinës së merkatos ishte drejtori sportiv Luis Kampos, arkitekti i transferimit prej gati 30 milionë eurosh, duke parë një sezon të jashtëzakonshëm të sulmuesit, me 18 gola në kampionat dhe tre në Europa League në vetëm 20 vjeç. Sot i njëjti drejtues portugez drejton merkaton e PSG-së dhe është një mbështetës i fortë i Dejvidit, sipas tij, një sezon i dobët në një kampionat të vështirë për sulmuesit si Serie A nuk mund të fshijë cilësitë e një 26-vjeçari që në tre sezonet e mëparshme kishte shënuar 78 gola me Lilë. Madje Kampos kujton se edhe sezoni i parë i Xhonatanit në Francë ishte mbyllur me 13 gola në gati 3000 minuta, jo shumë ndryshe nga ajo që tregoi te Juventusi. Më pas, David shpërtheu.
STILI – Arsyeja e dytë pse PSG mund ta kërkojë kanadezin lidhet me aspektin teknik. Dejvid është perfekt për Ligue 1 dhe statistikat e tregojnë këtë, por ai ka edhe karakteristikat ideale për t’u përshtatur me stilin e francezëve: është teknik, luan mirë me topin në tokë dhe do të ishte profi l ideal për ndeshjet e kampionatit, ndërsa yjet e mëdhenj të Champions League kursejnë energji për Europën. Në Paris janë mësuar me një skuadër të thellë dhe një profi l si Dejvid, me kosto të arsyeshme për pronarët, do të ishte një zgjidhje e sigurt për rotacionin në sulm.
KOLO MUANI – Arsyeja e fundit lidhet drejtpërdrejt me merkato, sepse PSG ka vendosur të mos e huazojë më Randal Kolo Muani dhe kërkon ta shesë për rreth 30–35 milionë euro. Randal dëshiron Juventusin, Juventusi e dëshiron atë dhe futja e Davidit në këtë operacion do të zgjidhte një nyje të vështirë. Kanadezi ka ardhur me kosto zero te Juventusi dhe mund të lëvizë për një shumë të arsyeshme pa krijuar humbje fi nanciare, mund të rilançohet në Botërorin me kombëtaren e tij dhe nuk do të bllokonte ardhjen e Kolo Muanit, i cili ishte blerë për rreth 75 milionë euro nga Eintraht Frankfurt dhe më pas është “peng” i atij transferimi dhe i pagës së tij. Tre prova bëjnë një tregues dhe, kështu, një kalim i Dejvidit te PSG është shumë më pak absurd nga sa duket në shikim të parë. Megjithatë, të gjitha pjesët e enigmës ende nuk janë vendosur në vendin e duhur.
PANORAMASPORT.AL













