FORMULA 1/ Antoneli shkruan historinë, fiton garën e çmendur në Monako mes makinave të sigurisë dhe flamurit të kuq
Piloti 19-vjeçar Andrea Kimi Antoneli është bërë italiani i parë që fiton Çmimin e Madh të Monako në Formula 1 pas 22 vitesh ku asnjë pilot nga ky vend nuk kishte arritur të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit në atë që është një nga pistat më të famshme të cirkuitit botëror.

Djaloshi i cili nisej nga pole-position ka bërë një garë të jashtëzakonshme që në start, edhe pse pas krahëve të tij praktikisht po ndodhte gjithçka. Që në start për shembull, u desh të tërhiqej Vershtapen ne vendin e dytë, posi makina e tij nuk u nis bashkë me semaforët.
Ndërkohë, me kalimin e xhirove, Antoneli krijoi diferencë të madhe me dyshen Hemilton-Lëklerk që e ndiqte dhe vetëm ata mbetën me xhiro të plota në pistë kur një incident i Stroll, bëri të hynte makina e sigurisë pak xhiro para fundit.
Dukej gjithçka e rihapur dhe pilotët e Ferrarit pritej të luftonin me të për vendin e parë. Por me rifillimin e garës, pas pak kthesash, Lëklerk pat probleme me frenat dhe u përplas, duke detyruar të hynte në fushë fillimisht makinën e sigurisë, e pastaj ndërhyrjen e komisarëve të pistës që ndaluan plotësisht garën me flamur të kuq pasi ishte dëmtuar një pjesë e asfaltit.
Onboard with Charles Leclerc for his crash, prior to the Red Flag! 👇#F1 #MonacoGP pic.twitter.com/VdOHk9FSRM
— Formula 1 (@F1) June 7, 2026
Gara rifilloi pas shumë minutash ndërprerje por Antoneli vazhdoi i qetë dominimin e tij, me Hemilton që nuk arriti ta ndalte në rrugën drejt finishit.

Pas krahëve të pilotit të Ferrarit, në vendin e tretë, u rendit Isak Haxhar. Më pas me radhe erdhën Piastri, Louson, Lindblad, Gasli, Albon, Okon dhe Perez të cilët plotësuan zonën e pikëve në garën të cilën e mbyllën vetëm 15 makina.

PANORAMASPORT.AL













