I shiti Milanit sulmuesin Himenez dhe pastaj e eliminoi nga Champions, drejtuesi i Fejernord: Plan gjenial!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 17:30

I shiti Milanit sulmuesin Himenez dhe pastaj e eliminoi nga Champions, drejtuesi i Fejernord: Plan gjenial!

Shefi ekzekutiv i Fejenordit, Denis te Kloese, ka zbuluar në një intervistë se si klubi i tij bëri një magji të dyfishtë në fillimin e vitit 2025, kur transferoi te Milani sulmuesin Santiago Himenez dhe më pas e eliminoi këtë skuadër nga Liga e Kampioneve.

Santiago-Gimenez-Milan

“Kur ia shitëm Himenez Milanit, arkëtuam shumë para… Por e dinim që do të përballeshim me të në Champions. Fituam ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit shënoi pas një minute. Mendova “gjërat nuk premtojnë për mirë”. Por në fund ia dolëm të barazonim dhe kështu fituam edhe paratë e shitjes së tij, ashtu si edhe ato të kalimit të turit.

Ishte një plan gjenial, por për një orë kisha djersë të ftohta. Vazhdoja t’i përsëritja vetes “Nëse na shënon një tjetër jam i mbaruar!”. Në fund na shkoi mbarë, shpeshherë në jetë të duhet edhe pak fat”, tha ai duke kujtuar atë situatë të veçantë.

PANORAMASPORT.AL