Portugalia në telashe të mëdha, Leao rrezikon pezullimin nga FIFA në prag të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 15:20

Portugalia në telashe të mëdha, Leao rrezikon pezullimin nga FIFA në prag të Botërorit

Rafael Leao rrezikon të humbasë ndeshje në Botëror, pas kartonit të kuq që mori në miqësoren e FIFA-s mes Portugalisë dhe Kilit. Portugezët fituan 2 me 1, por rezultati kaloi në plan të dytë.

Screenshot 2026-06-07 145510

Rezultati ishte 0 me 0 në fundin e pjesës së parë, kur Leao goditi me grusht Ivan Roman. Lojola nga Kili dhe Kanselo nisën gjithçka në miqësore.

Ishte një incident mjaft i vogël që solli më pas përplasjen fizike mes lojtarëve. Lojtari i Milanit ndërkohë u justifikua, duke thënë se po mbronte shokun e skuadrës. Zakonisht një karton i kuq në miqësore vlen vetëm për miqësoren e ardhshme, por në këtë rast Leao u largua nga fusha për sjellje të dhunshme.

Komiteti i Disiplinës në FIFA gëzon të drejtën që ta shtrijë dënimin dhe të prekë ndeshjet zyrtare. Nëse ndodh, atëherë Leao mund të humbasë sfidën e parë ndaj Republikës Demokratike të Kongos më 17 qershor. Përndryshe, nëse kartoni i kuq do vlejë vetëm për miqësore, portugezi nuk do luajë në miqësoren me Nigerinë më 10 qershor.

LEXO EDHE

VIDEO/ Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leao del me karton të kuq që në pjesën e parë

PANORAMASPORT.AL