Postuar: Qershor 7, 2026 | 13:59
Tension në Madrid gjatë zgjedhjeve, Reali përzë rivalin e Florentino Perez për president
Sot po mbahen zgjedhjet për presidentin e Realit. Florentino Perez është favorit për t’u emëruar sërish, ndërsa përballë tij vendoset Enrike Rikelme.

Tensioni është raportuar së fundmi. Kandidati Rikelme dhe ekipi i fushatës së tij po qëndronin pranë daljeve, për të ndihmuar anëtarët që po shkonin për të votuar.
Klubi i Realit ka ndërhyrë, duke u kërkuar që të largohen nga ambientet e Valdebebas. Rikelme sërish po qëndron jashtë.
Me numërimin e votave të para, Perez del dukshëm në krye. Plot 66.5% e votave i përkasin atij, ndërsa 33.5% janë për Rikelme. Ky sinjal është parë edhe si sinjal, që një pjesë e anëtarëve po kërkojnë ndryshimin e drejtimit të klubit.
PANORAMASPORT.AL













