Deklaratat e Madueke, ndizet rivaliteti në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 13:14

Deklaratat e Madueke, ndizet rivaliteti në Premier Ligë

Ylli i Arsenalit, Noni Madueke, ka ndezur rivalitetin në futbollin anglez me deklaratat e tij gjatë ditëve të fundit, pas festimeve për titullin kampion në Premier Ligë. Kujtojmë që të dielën e kaluar, nes atmosferës festive dhe plot tifozëve që kishin mbushur rrugët, u festua suksesi i “Topçinjve”.

Screenshot 2026-06-07 131303

Madueke, ndërkaq, ka shfaqur besim të madh se skuadra e tij do të vazhdojë dominimin edhe sezonin e ardhshëm. “Do ta bëjmë përsëri, më besoni, do ta bëjmë përsëri”, deklaroi ai para tifozëve, duke lënë të kuptohet se Arsenali synon të mbrojë titullin kampion. Por anglezi nuk u ndal me kaq.

Ai dërgoi edhe një mesazh provokues për rivalët e klubit londinez. “Sinqerisht, as nuk e di se çfarë po bëjnë rivalët tanë… ata vetëm po marrin pjesë. Kaq”, u shpreh Madueke. Deklarata e tij pritet të shkaktojë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe te tifozët e skuadrave rivale, veçanërisht duke pasur parasysh konkurrencën e fortë. Arsenali duket i vendosur të vazhdojë sukseset edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa fjalët e Madueke tregojnë vetëbesimin e madh që mbretëron aktualisht në kampin londinez.

PANORAMASPORT.AL