“Disa lojtarë më pak të karikuar”, trajneri Maran pas dy humbjeve te Kombëtarja: PSG-së i vodha këtë ide

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 10:40

“Disa lojtarë më pak të karikuar”, trajneri Maran pas dy humbjeve te Kombëtarja: PSG-së i vodha këtë ide

Trajneri Rolando Maran u shfaq në konferencë për shtyp pas sfidës që Shqipëria humbi 0 me 1 ndaj Izrealit. Miqësorja e dytë që kuqezinjtë pësojnë disfatë në pak ditë në “Air Albania”.

Screenshot 2026-06-07 104011

“Unë kam parë një gatishmëri shumë të madhe nga ana e lojtarëve, për të qenë të gatshëm për këto ndeshje. Ndoshta ka qenë edhe aspekti psiko-fizik. Si i faktit që është kjo periudhë kur kanë mbaruar ndeshjet e një sezoni shumë të gjatë, ndoshta edhe njëlloj zhgënjimi nga eliminimi në fazën “play off” të Botërorit. Në këtë periudhë kur të gjitha ekipet e tjera po përgatiten për Botëror, mund t’i ketë ndikuar pak lojtarët duke rikthyer emocionet e kaluara. Ndoshta nuk kemi qenë shumë të karikuar, ndoshta disa lojtarë më pak të karikuar. Siç e thashë, janë këto dy elementë që mund të kenë ndikuar, faza e kampionatit dhe po ashtu eliminimi në fazën “play off”. Në krahasim me ndeshjen ndaj Izraelit, mendoj se kemi shkaktuar më pak konfuzion në këtë ndeshje. Sidomos nga fakti që pësuam gol shumë herët, kjo na ka rritur pak nivelin e ankthit. Kjo është ajo çfarë ndodh. Besoj se kam marrë disa gjëra sidoqoftë nga kjo ndeshje.

Në pjesën e dytë kam kërkuar të ushtrohet pak më tepër presion. Sidomos edhe me qarkullimin e topit, që të ishim pak më tepër të avancuar në krahasim me skuadrën tjetër.

Duhet të fokusohemi te disa gjëra specifika, duke u nisur nga këtu mund të përmirësojmë dhe të punojmë mbi ato gjëra. Jam munduar të provoj disa gjëra në këtë ndeshje. Nuk kemi qenë precizë për të marrë rezultatin. Janë dy teste të cilat mund të zgjidhnim të punonim për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen, ose të punonim për veten. Në këtë rast sigurisht që jam fokusuar te ndërtimi i një skuadre për të ardhmen. Kam marrë disa përgjigje, disa përgjigje pozitive, nga ana tjetër edhe reflektim mbi disa aspekte të ndeshjes dhe po ashtu lojtarëve. Thjesht kemi nevojë për të sistemuar disa aspekte të grupit. Kam vendosur shumë lojtarë në fushë. Edhe lojtarë që vijnë nga fundi i sezonit, ndoshta edhe nuk ishin në maksimumin e energjisë. Por sigurisht, tani duhet të fokusohemi te disa aspekte specifike për të cilat mund të punojmë në vazhdim.

Sigurisht që do bëj reflektimet e duhura në lidhje me lojtarët dhe si janë paraqitur. Sigurisht që do punojmë mbi atë aspekt. Kemi pasur edhe disa mungesa lojtarësh në këto ndeshje. Patjetër që skuadra ka shumë potencial. E rëndësishme është që lojtarët të impenjohen, ndoshta nuk kanë arritur të bëjnë maksimumin. Duhet të kuptohen vështirësitë e tyre për shkak të momentit të sezonit. Disa prej tyre kanë luajtur pak edhe me ekipet e tyre. Ishte risk që kam preferuar ta marr, për të parë edhe karakteristikat e secilit prej tyre. Dhe të punoj në një optikë të tillë, të kem më të qarta disa situata për në vazhdim.

Ne duhet të japim 100% tonë për të arritur gjëra të mëdha. Dhe në fakt ka arritur edhe më përpara gjëra të mira dhe gjëra të mëdha. Ne duhet të japim gjithmonë më shumë se 100% tonë për këto raste.

Nisja nga mesfusha? Një ide të cilën e vodha le të themi nga PSG. E pamë që dhe me Izraelin ishim shumë afër për të shënuar gol, pikërisht pas atij momenti. E kemi provuar dhe menduar si teknikë. Ndoshta dhe për ta çuar topin pak më përpara dhe për të pasur pak më tepër lojtarë në atë hapësirë. Sigurisht për të krijuar edhe më tepër potencial për të shënuar në vazhdim”, u shpreh trajneri Maran.

PANORAMASPORT.AL