Kuqezinjtë harrojnë si fitohet, Shqipëria me Maran kthehet në vitin ’97. Bëhet trajneri me i dobët në epokën e Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 23:21

Kuqezinjtë harrojnë si fitohet, Shqipëria me Maran kthehet në vitin ’97. Bëhet trajneri me i dobët në epokën e Dukës

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar 2 humbje radhazi në “Air Albania” duke shënuar një start negativ që nuk shihej prej shumë dekadash për një trajner në debutimin e tij.  

maran duka

Rolando Maran është bërë sot trajneri me startin më të dobët në drejtim që kur Armand Duka është bërë president i FSHF-së, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një trajner i zgjedhur prej tij të dështonte në të dy ndeshjet radhazi. Aq më tepër miqësore e aq më tepër të dyja në kryeqytet me dy skuadra të cilat renditen më poshtë se kuqezinjtë në klasifikimin e FIFA-s.

Hera e fundit kur një trajner ka humbur ndeshjet debutuese, ka qenë në vitin e largët 1997, kur Shqipëria luante si “pritëse” në Granada të Spanjës ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjermanisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 1998. Shqipëria humbi përkatësisht 1-0 dhe 3-2 ato ndeshje nën drejtimin e Astrit Hafizit. Që asokohe, çdo trajner pasardhës nuk kishte regjistruar humbje, derisa erdhi momenti i Maran në drejtimin e kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL