Maran me ide të qarta për Shqipërinë, ndeshja e dytë konfirmon “të preferuarit” te kuqezinjtë
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka bërë shumë pak ndryshime për sfidën me Luksemburgun në krahasim me ndeshjen me Izraelin. Por është e qartë tashmë se ai ka një grup “të preferuarish” në radhët e kuqezinjve ku do të bazojë lojën e tij.

Konfirmimi në grup i treshes Gjimshiti-Hysaj-Mitaj në mbrojtje, ashtu si edhe treshes Ramadani-Asllani-Laçi në mesfushë, tregon se ai do të konsolidojë manovrën në këto reparte që t’i ketë të gatshëm për Ligën e Kombeve.
Ndërkohë, bie në sy edhe fakti se ai ka konfirmuar Hoxhën në sulm në të majtën, ndërsa edhe pse ka ulur në stol Brojën, nuk i ka besuar hapësira as Dakut e as Seferit të cilët duket se mbeten zgjedhje dytësore në planet e tij për momentin.
PANORAMASPORT.AL













