Havertz do një Botëror si protagonist: Mund të luaj në disa role
Gjermania zhvilloi seancën e parë stërvitore në SHBA të mërkurën, si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës, duke u stërvitur në qendrën e klubit MLS Çicago Fajër. Kai Havertz, i cili iu bashkua skuadrës direkt nga Londra, foli për gjërat më kryesore para nisjes së turneut.

Kai Havertz mbi mbërritjen në kamp: “U bashkova me skuadrën dje. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi po pres.”
…pozicionin e tij: “Mund të luaj në disa role. Kam luajtur pozicione të ndryshme si te Arsenal ashtu edhe me Gjermaninë. Ndihem më rehat në katër pozicionet sulmuese. Kohët e fundit kam luajtur si “numër 9”. Do të shohim si do të zhvillohet turneu, por do të varet edhe nga kundërshtarët. Për mua nuk ka shumë rëndësi se ku luaj.”
…punën mbrojtëse: “Më parë nuk kam qenë lojtar që kthehej shumë në mbrojtje, por kjo ka ndryshuar te Arsenali. Futbolli në përgjithësi po shkon në këtë drejtim, sidomos në Premier Ligë. Çdo lojtar duhet të punoj edhe në mbrojtje. Kjo është bërë një nga pikat e mia të forta në dy vitet e fundit.”
…cilësinë e skuadrës: “Është më mirë të kesh shumë lojtarë të mirë sesa pak. Kemi shumë lojtarë cilësorë, përfshirë edhe të rinj si Musiala. Kemi fleksibilitetin që duhet në një turne. Në 2014, shumë lojtarë patën role të rëndësishme, edhe ata që hynin nga stoli. Na duhen të gjithë.”
…goditjet standarde: “Janë shumë të rëndësishme dhe mund të vendosin ndeshje. Kemi një trajner shumë të mirë për këto situata.”
…Leroy Sané: “Ai është një lojtar i shkëlqyer, sjell energji të mirë dhe mund të vendos ndeshje.”
…portierët: “Të dy janë portierë të jashtëzakonshëm. Oliver Bauman pati një sezon të shkëlqyer me Hofenhajm. Nuk ka shumë për të thënë për Manuel Nojer, ai është portieri më i mirë që kam parë.
…ndeshjen me SHBA: “SHBA ka një ekip të mirë dhe shumë lojtarë në ligat e mëdha. Do të jetë një test i vështirë.”
…atmosferën në SHBA: “Do ta përdorim ndeshjen për tu përshtatur me terrenin, atmosferën dhe zonat kohore.”
…udhëheqjen: “Nuk jam lojtar që mban fjalime të mëdha, por në fushë marr përgjegjësi.”
…kundërshtarët nga Amerika e Jugut: “Janë gjithmonë kundërshtarë të vështirë dhe mund të surprizojnë në turne.”
KLAJDI BAJO – PANORAMASPORT.AL













